Site icon Telegrafi

Gjithçka baras pas 180 minutave, PSV dhe Juventusi kërkojnë fituesin në vazhdime  

PSV dhe Juventusi kanë mbyllur takimin e dytë me rezultat 2-1, identik sikurse në ndeshjen e parë, ku me rezultat të përgjithshëm 3-3 skuadrat shkuan në vazhdime.  

Pas një pjesë të parë pa gola, pjesa e dytë doli të jetë më interesante.  

Skuadra holandeze, PSV kaloi në epërsi me golin e Ivan Perisic në minutën e 53-të për 1-0. 

Por nuk vonoi shumë dhe Juventusi barazoi shifrat në 1-1 me golin e Timothy Weah në minutën e 65-të.  

PSV nuk u ndal dhe ktheu epërsinë në 2-1, me golin e Ismael Saibari në minutën e 74-të. 

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe ndeshja shkoi në vazhdime. /Telegrafi/  

Exit mobile version