Atletico Madridi dhe Manchester United kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në kuadër të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Goli i parë në ndeshje erdhi që në minutën e shtatë të takimit.
Një harkim i bukur në zonë nga Renan Lodi gjeti kokën e Joao Felix që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/FootbaIlForYou/status/1496578053337751555
Një start i fuqishëm i vendasve në këtë takim të vlefshëm për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Në minutën e 34-të, Atletico ka mundur ta shtojë epërsinë, kur Renan Lodi asistoi te Hector Herrera, por ky i fundit nuk ia qëlloi portës.
United provoi me Ronaldon, por goditja e tij shkoi jashtë.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Atletico humbi edhe një rast shumë të mirë, kur Sime Vrsaljko goditi shtyllën me një gjuajtje me kokë.
We lead at HT! See you in 15'. pic.twitter.com/vdzSFOFABX
— Atlético de Madrid (@atletienglish) February 23, 2022
Pjesa e dytë në start nuk solli edhe aq shumë, pasi që skuadrat nuk donin të rrezikonin.
Në disa momente ndeshja ishte edhe tensionuar, pas dueleve të forta.
Manchester United arritën të barazonin rezultatin në minutën e 80-të, kur Bruno Fernandes asistoi te Anthony Elanga që shënoi për 1-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1496600956322131971
Los Colchoneros kanë mundur ta kthejnë epërsinë në minutën e 87-të, por goditja e Antoine Griezmann u ndal nga shtylla.
Duke parë rezultatin e kësaj ndeshjes, ajo kthyese pritet të jetë edhe më fortë, ku do të vendoset çerekfinalisti. /Telegrafi/