Gjithçka është gati për fillimin e Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet që të zgjidhet sot kryetari i ri të partisë.
160 delegatë të Konventës së partisë më të madhe politike në vend do të votojnë për zgjedhjen e pasardhësit të Hashim Thaçit në krye të partisë, e i cili pritet të jetë Kadri Veseli, si i vetmi kandidat zyrtar për këtë pozitë.
Fillimit të Konventës së Shtatë të PDK-së i ka paraprirë edhe një postim i Kadri Veselit në Facebook.
““Pas pak fillojmë Konventën e 7-të të Partisë Demokratike të Kosovës. Partia që ka udhëhequr proceset e pavarësimit dhe shtet-ndërtimit është e gatshme të ballafaqohet me sfidat e reja të zhvillimit ekonomik dhe të integrimit Euro-Atlantik”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/