Telegrafi

Gjirokastra pret dyfishim të turistëve, njësitë e shërbimit me sytë nga punonjësit e huaj

Njësitë akomoduese dhe ato të shërbimit në funksion të turizmit në Gjirokastër, janë përballë një sfide për sigurimin e punonjësve në prag të sezonit turistik, i cili thuajse ka filluar.

Fluksi i pritshëm në rritje i turistëve, ka dhënë shenjat që në tre muajt e parë të këtij viti me gati dyfishim të turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për këtë arsye administratorët e njësive të shërbimit kanë nisur të bëjnë planet për të siguruar punonjës, në mënyrë që të ruajnë cilësinë dhe pritshmëritë e turistëve.

Dhe në kushtet e mungesës së theksuar të krahut të punës brenda vendit, pritet që angjecitë të angazhohen për të afruar punonjës të huaj.

Sipas të dhënave zyrtare, në tre muajt e parë të këtij viti, Gjirokastrën e kanë vizituar 4 mijë turistë, kryesisht të huaj, pa përmendur vizitorët vendas.