Site icon Telegrafi

Gjirokastër, zjarr në fshatin Peshkëpi, digjen pjesërisht 3 shtëpi

Forcat e zjarrfikëses dhe banorët e fshatit Peshkëpi kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por flakët favorizohen edhe nga era dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë zonën përreth Peshkëpisë.

Ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Vetëm gjatë 2 muajve të fundit në Gjirokastër janë shënuar me qindra vatra zjarri, çka e bën Gjirokastrën, ashtu si edhe vitet e tjera, qytetin më problematik për zjarret.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër iu bën edhe një herë thirrje të gjithë barinjve dhe banorëve të fshatrave të komunave që të tregojnë kujdes të mos shkaktojnë zjarr në kullota, pasi kjo është vepër penale dhe do të përgjigjen ligjërisht./Telegrafi/
 

 

Exit mobile version