Site icon Telegrafi

Gjirokastër, sekuestrohen 70kg lëndë narkotike

Në njoftimin e policisë së Gjirokastrës thuhet se “grupi hetimor konstatoi se në të tria çantat kishte 70 pako të mbështejlla me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Mariuanë me peshë një kilogramë secila, gjithësej 70 kilogramë Mariuanë.”

Shtetasit e arrestuar janë Aleksandër Veshi, 27 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër dhe Gazmend Demushi, 21 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë , i cili studionte në Universitetin Eqerem Çabej Gjirokastër, dega Anglisht, viti i parë.

Sipas policisë, lënda narkotike është marrë nga Lazarati dhe do të trasportohej për në shtetin grek.

Po vazhdon puna për kapjen e dy shtetasve të tjerë të cilët mundën t’i shpëtonin policisë gjatë aksionit. Identiteti i tyre nuk bëhet publik për shkaqe hetimore, raportoi Panorama./Telegrafi/
 

Exit mobile version