Site icon Telegrafi

Gjirokastër, makina përplas për vdekje kalimtarin

Automjeti tip “Benz” drejtohej nga shtetasi Eneid Haxhia përplasi shtetasin Flamur Hajdini, 55 vjeç, i cili po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, automjeti humbi kontrollin dhe u përplas me tabelat orientuese në anën e rrugës, duke marrë para si tabelat dhe 55 vjeçarin.

Policia tha se drejtuesi i automjetit, 25 vjeç, u largua nga vendngjarja, por u vetëdorëzua tre orë më vonë në komisariatin e Gjirokastrës

Sipas ekspertëve të policisë rrugore, shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të automjetit, pasi ka udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara./Telegrafi/
 

Exit mobile version