Site icon Telegrafi

Gjirokastër, kapen 29 kg marijuanë

Sipas policisë, është arrestuar shtetasi i cili do të transportonte me krahë lëndën narkotike, si dhe është shpallur në kërkim pronarin i lëndës narkotike, nga fshati Lazarat dhe një shtetas tjetër që transportonte lëndën narkotike me automjet.

“Marijuana do të transportohej nga Gjirokastra në drejtim të rretheve Fier -Vlorë , Durrës dhe Tiranë, dhe, për të shmangur postobllokun e Policisë të ngritur në vendin e quajtur Uji i Ftohët Tepelenë , do të përdorëj si rrugë kalimi për trafikimin e lëndës narkotike rruga këmbësore buzë lumit Drino si dhe rruga këmbësore në pyllin mbi pikën turistike Uji i Ftohtë Tepelenë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia nuk dha asnjë informacion për identitetin e të arrestuarit apo dy personave të shpallur në kërkim, për arsye hetimi, raportoi Panorama./Telegrafi/
 

Exit mobile version