Site icon Telegrafi

Gjirokastër, dhunohen varret e rilindësve

Grabitësit kanë vjedhur kokën e varrit të një prej figurave të shquara të Rilindjes, Koto Hoxhi dhe kanë tentuar thyerjen e varrit të Pandeli Sotirit.

Përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës kanë bërë denoncim në polici, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të këtij akti të shëmtuar e barbar.

Burime zyrtare nga Bashkia e qytetit-muze bëjnë të ditur se një muaj më parë u shënua dhunimi i radhës i varreve të rilindësve, raportoi Gazeta Shqiptare./Telegrafi/
 

Exit mobile version