Policia arrestoi Jorgo Bodini dhe Krista Bakulla dhe shpalli në kërkim shtetasin Thoma Bakulla.
Policia tha se “tre personat dyshohen se janë autorë të zjarrit, si pasojë e të cilit u dogjën disa hektarë kullota, pemë frutore dhe u rrezikuan tre banesa”, raportoi Ora News.
Gjithashtu, policia e Gjirokastrës. arrestoi një person me inicialet A.K, i cili dyshohet si autori i zjarrit në pikën turistike të Viroit, në të cilin u dogj kurora e gjelbër e parkut. /Telegrafi/