Site icon Telegrafi

Gjirokastër: Aksident i rëndë, vdes e ëma, bija lëndohet rëndë

Një aksident i rëndë u shënua sot në mëngjes në fshatin Sofratikë të Gjirokastrës.

Një makinë në të cilën udhëtonin anëtarët e një familjeje është përplasur me murin rrethues të një lokali.

Policia e Gjirokastrës informoi sot: Mjeti tip “Reno” , me targa AA 029 DM, drejtohej nga kryefamiljari E.Xh. Me të udhëtonte dhe bashkëshortja T. Xh 45 vjeçe e cila humbi jetën në aksident ndërsa në gjendje të rëndë është vajza e saj 17 vjeçe, S. XH. Gjithashtu janë dëmtuar drejtuesi i mjetit E.Xh ,56 vjeç dhe shtetasi K.L, i afërm i familjes.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se familja po kthehej nga një dasmë.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Exit mobile version