Arrestimi i Kostandin Poçit u bë në flagrancë, mbrëmë rreth orës 23.30. Sipas policisë, 71 vjeçari i vuri zjarrin qëllimisht për rigjenerimin e kullotës, por era e fortë bëri që flakët të përhapeshin e të dilnin jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqje të madhe kullote në fshatin Dhoksat, në vendin e quajtur Kodra e Bllokut në komunën Lunxhëri dhe duke djegur dhjetëra hektarë toke e duke rrezikuar edhe një vreshtari. Zjarri u përhap në disa drejtime duke iu afruar rreth 500 metra banesave në Topullare dhe në Valare të Komunës Lunxhëri ne Gjirokastër, raportoi BW.
Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin dhe më pas shuarjen e flakëve.
Gjatë këtij sezoni veror policia e Gjirokastrës ka arrestuar 4 persona nën akuzën e zjarrvënies si dhe janë proceduar penalisht 15 shtetas të tjerë./Telegrafi/