Telegrafi

Gjiri Persik, projekt për një monedhë të përbashkët

Valuta e re, e konceptuar mbi modelin e euros, do të përdoret për të sfiduar dollarin si mjet shkëmbimi ndërkombëtar për “arin e zi”. "Pakti i bashkimit monetar të Gjirit më në fund u bë realitet", tha ministri i Financave të Kuvajtit, Mustafa al-Shamali, me rastin e samitit për "Gulf Cooperation Council" (GCC).

Faza e parë e monedhës së re, në të vërtetë do të nisë vitin e ardhshëm, me krijimin e Këshillit Monetar të Gjirit Persik, embrioni i asaj që do të bëhet një bankë e vërtetë qendrore e Gjirit Persik. Vendet e para që aderuan në këtë projekt ishin Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini dhe Katari, por "klubi" duket se do të zgjerohet me shpejtësi marramendëse.

Krijimi i kësaj monedhe është parë si një projek kërcënues për ekonominë e perëndimit. Në rast se kjo monedhë do të aplikohet shpejt në tregun aziatik, atëhere shumë banka të Gjirit Persik që përdorin dollarin, do të hasnin në shumë vështirësi financiare.