Ato ishin ndër gjirafat më të rrallë që kanë ecur në këtë planet, dhe tani ato janë zhdukur.
Mbetjet e dy gjirafave mahnitëse të bardha që jetonin në një vend të shenjtë të kafshëve të egra në Kenia iu gjet vetëm skeleti i tyre, transmeton Telegrafi.
Gjirafa nënë dhe i vogli i saj u vranë nga gjuetarët, thanë autoritetet në Kenia. Shërbimi i kafshëve të egra në Kenia u thirr në rezervë pasi u raportua se gjirafat nuk ishin parë brenda një kohe të gjatë.
Pas gjetjes së eshtrave, zyrtarët e jetës së egër vlerësuan se ata kishin qenë atje për të paktën katër muaj.
“Kjo është një ditë shumë e trishtuar për komunitetin e Ijara dhe Kenia në tërësi. Ne jemi komuniteti i vetëm në botë që jemi kujdestarë të gjirafave të bardha”, tha Mohamed Ahmednoor, menaxher i rezervës në Garissa County, Kenia, në një njoftim lajmesh.
Ata e përshkruan vrasjen si “një goditje në hapa të jashtëzakonshëm të ndërmarrë nga komuniteti për të ruajtur specie të rralla dhe unike”, si dhe “një thirrje zgjimi për mbështetje të vazhdueshme për përpjekjet e ruajtjes”.
Tashmë mbetet vetëm një gjirafë e bardhë. Shërbimi i kafshëve të egra në Kenia po heton ngjarjen. Gjirafa e bardhë femër së pari bëri tituj kur u zbulua, krahas të voglit të saj, në 2017-ën. /Telegrafi/