Telegrafi

GjirafaStudios kërkon moderatorë, prezantues; Thirrje për audicion

Shumë shpejt, në gjirafaVideo do të fillojnë të shfaqen prodhime të reja si: seriale, emisione argëtuese, e programe informative. Duke marrë pjesë në audicionin e krijuar nga GjirafaStudios, ju mund të bëheni pjesë e këtyre prodhimeve.

Që të aplikoni për audicion, dërgoni një video tuajën në casting@gjirafavideo.com. Në këtë video ju mund të tregoni aftësitë tuaja në atë që bëni më së miri, qoftë prezantim, moderim, aktrim, performancë, apo talent tjetër që posedoni. Keni liri të plotë të shfaqni talentin tuaj. Çdo video e dërguar do të merret parasysh, varësisht nga projekti dhe nevojat e produksionit.

GjirafaStudios shumë shpejt do të fillojë me projekte të reja, të cilat si gjithmonë do të tërheqin vëmendje. Pas prodhimeve të ndryshme si Schengen Visa, Stupcat, Beni, Ekspertiza, etj. tani është koha për projekte të reja e të freskëta.

GjirafaVideo njihet për mundësitë që u ofron talentëve të rinj, për të cilët është një mundësi e mirë të krijojnë një karrierë artistike. Ju mund të dërgoni video me talentin tuaj nga këto tema, por jo të kufizoheni në to:

• Moderator/e
• Aktor/e
• Prezantues/e
• Showman/Showwoman
• Komedian/e
• Talente të tjera

Prandaj, mos hezitoni të dërgoni videot tuaja në casting@gjirafavideo.com. Afati i fundit për aplikim është 13.08.2020.