GjirafaMall tashmë filloi kampanjën me ProCredit Bank, kampanjë e cila produktet i sjell me 30% zbritje.
Ofertat fantastike të bashkëpunimit me bankën e mirënjohur, vijnë përmes pagesave online në platformën e njohur, vetëm me Debit Mastercard të ProCredit Bank.
Procesi i blerjes në platformën më të madhe në vend mbetet i njejti, pra duke vizituar faqen e Gjirafamall.com, duke klikuar banerin me ofertën e ProCredit Bank dhe pastaj duke zgjedhur produktin tuaj të preferuar, ju kaloni në procesin e pagesës dhe paguani me Debit Mastercard të ProCredit Bank.
Produktet në ofertë do shtohen gjithmonë e më shumë por edhe do të ndryshojnë vazhdimisht, prandaj produktin tuaj të preferuar nëse ende e keni në stok mund ta bleni tani apo sa më shpejtë.
Në disa produkte të caktuara, për shkak se sasia është e limituar, për shembull: në pajisjet për kuzhinë, një fritezë mund të jetë vetëm një në sasi.
Kategoritë të cilat ofrohen janë fantastike, duke filluar nga produktet për shtëpi, teknika e bardhë, pajisjet për kuzhinë, librat, pajisjet sportive, deri tek produktet teknologjike.
Produktet janë të shumëllojshme si për shembull: Dëgjuese Apple AirPods (2021), Frigorifer dhe ngrirës Vivax, Fshesë robotike Xiaomi, Biçikletë magnetike Zipro Beat e shumë të tjera.
Kampanja vazhdon deri më datën 31 dhjetor 2021, duke u mundësuar klientëve që dhuratat e fundvitit për familjen, më të dashurit, por pse jo edhe për vete ti blejnë me deri 30% zbritje.
GjirafaMall njihet për shërbimin e shkëlqyer ndaj klientëve si element themelor i saj, andaj për secilën pyetje apo paqartësi që mund ta keni lidhur me produktin apo ofertën, ju mund të drejtoheni në live-chat të platformës apo rrjetet sociale të saj dhe përgjigjen e merrni në kohë rekord.