Telegrafi

Gjirafa, Inc dhe Ambasada Amerikane sjellin Tap n’USA: Kuiz për Ditën e Pavarësisë së Amerikës

Më 3 Korrik, nga ora 20:00, në gjirafaVideo zhvillohet Tap n’USA, kuiz i krijuar nga Gjirafa, Inc dhe Ambasada Amerikane, për nder të Ditës së Pavarësisë të ShBA-ve.


4 Korriku është ditë feste për Shtet e Bashkuara të Amerikës. Është dita e pavarësisë, e cila u shpall në vitin 1776, e që nga atëherë kjo datë pritet me gëzim e festë, e cila feste edhe në Kosovë pritet me entuziazëm. Sheshet janë të mbushura me flamuj të ShBA-ve, e muzika nuk pushon gjatë tërë ditës.

E që kjo ditë të arrijë me më shumë gëzim, Gjirafa, Inc dhe Ambasada Amerikane kanë vendosur të sjellin një kuiz të veçantë për ju. Me datë 3 Korrik, nga ora 20:00, pra një ditë më herët se Dita e Pavarësisë së ShBA-ve, zhvillohet Tap n’USA, quiz kushtuar Amerikës dhe për Amerikën, ku ju mund të testoni njohuritë tuaja mbi këtë shtet, e të fitoni shpërblime shumë të këndshme.
Regjistrimi për Tap n’USA hapet të enjten, me 2 Korrik, nga ora 20:30.

Ndërsa, një natë më vonë, pra të Premten, nga ora 20:00 luhet Tap n’USA, e shpërblime janë plot dhjetë sosh.
Shpërblimet për dhjetë vendet e para janë:

Vendi i parë: Vizitë në Ambasadën Amerikane + Fotografi me Ambasadorin + Coffee Mug
Vendi i dytë: Vizitë në Ambasadën Amerikane + Fotografi me Ambasadorin + Coffee Mug
Vendi i tretë: Vizitë në Ambasadën Amerikane + Fotografi me Ambasadorin + Coffee Mug

Vendi i katërt: Mini Constitution + Top Baseball
Vendi i pestë: Mini Constitution + Top Baseball

Vendi i gjashtë: Mbajtës i kartave të biznesit
Vendi i shtatë: Mbajtës i kartave të biznesit
Vendi i tetë: Mbajtës i kartave të biznesit
Vendi i nëntë: Mbajtës i kartave të biznesit
Vendi i dhjetë: Mbajtës i kartave të biznesit

Këto dhjetë shpërblime do ta bëjnë festën e 4 Korrikut edhe më të ëmbël. Prandaj, të Premten, me 4 Korrik, nga ora 20:00 ju presim në gjirafaVideo, të festojmë Ditën e Pavarësisë së ShBA-ve së bashku, me një super kuiz.