Site icon Telegrafi

Gjirafa e ngordhur udhëton nëpër rrugët e Amerikës – bëhen virale pamjet e saj

Fotot e një gjirafe që udhëtonte mbrapa një kamionçine në Detroit, u bënë virale në rrjete sociale dhe kafsha doli të ishte e vërtetë, megjithëse e vdekur.

Nathan Schemansky postoi foto të marra nga një mik në Facebook, duke treguar atë që dukej të ishte një gjirafë që po transportohej në Macomb County.

Fotot u bënë virale pasi u shpërndanë nga faqja Macomb County Scanner, përcjell Telegrafi.

Shoferi u identifikua më vonë si Darren Wehner, i cili punon në St. Clair Flats Taxidermy.

Wehner tha se gjirafa kishte vdekur natyrshëm në një kopsht zoologjik dhe ai ishte punësuar për ta ruajtur kafshën për t’u ekspozuar në një muze.

“Detyra ime është t’i ruaj ato në mënyrë që t’i vlerësosh përgjithmonë. Disa njerëzve mund t’u duket e çuditshme ose e ndryshme”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version