Telegrafi

Gjira rrëfen si u bë dëshmitare e dhunës ndaj vajzave në Prishtinë, flet për një eksperiencë personale

Rasti tragjik i 18-vjeçares që ndërroi jetë nga keqtrajtimi i një personi ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Pjesë e këtyre reagimeve janë bërë edhe personazhet publike, të cilët njëherësh janë të revoltuar e tejet të shqetësuar për ngjarjen e ndodhur në Ferizaj.

Reperja e njohur, Gjira, pas këtij rasti ka vendosur të ndajë një eksperiencë personale duke thënë se ka qenë prezent kur kanë ndodhur raste të dhunës në rrugët e Prishtinës.

Gjira (Foto: Instagram)

Në rrëfimin e bërë, artistja thotë se problemi qëndron tek justifikimi i dhunës që bëhet në tërësi nga shoqëria, e njerëzit në vend.

Postimi i plotë i Gjirës (pa ndërhyrje):

“Isha dëshimtare e dhunës disa herë në rrugët e Prishtinës kam parë raste kur njeriu e shtin në një qosh femrën që e do. Kaq fort edhe edhe i mshojke sa mujke. Sa siklet me pa e mos me dit qysh me ndihmu, u sillsha poshte lart e kur erdh taksisti e pieta: A kishte mujt me më ndihmu me insist? As që e mendoj çka tha e po më përgjigjet, hajt motra jem se kumedit çfarë ka bërë ajo.

e këtu është thelbi – problem i gjithë kësaj çështje që duhet ta mendojmë shumë më thellë. Se ende e arsyetojmë dhunën, fëmija lyp me rreh pak pa e rreh pak s’bon, e ata fëmijë dikur janë të rritur që e shohin dhunën si diçka normale, diçka të arsyeshme, diçka që ndoshta ia merr mendja që është pjesë e dashurisë, sepse edhe babai vëllai më kanë rrah.

Femrave të reja që përjetojnë dhunë ndaj ‘i dashuri’ dua të ju them: Ai nuk të do ty e as veten e vet.

Nuk po them që nuk ka dhunë në vende të tjera. Por në Kosovë dua të kem përkrahje nga dikush kur du me insist e jo me ma bo: Hajt se kumedit çfarë ka bërë”. /Telegrafi/