Site icon Telegrafi

Gjira: Nuk më interesojnë paratë dhe klikimet (Foto/Video)

Pas një pauze të gjatë, Gjira Kajtazi u kthye me një projekt të ri muzikor. Kënga mban titullin “Leje pas” dhe u lansua me videoklip.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja i ka falënderuar fansat që e kanë pritur mirë këngën e saj.

“Shumë faleminderit për dashurinë dhe mirëpritjen tuaj. Shpresoj që kënga ju solli energji pozitive dhe kënaqësi. Kam mësuar shumë në këto dy vitet e fundit”.

“Besoj se gjithkush ka nevojë që t’i mungojë ndonjëherë vetvetes që të jetë në gjendje të reflektojë në shpirtin e vet. Për të vlerësuar forcën dhe rëndësinë e veprave në jetë që vetëm në distancë qartësohen”.

“Muzika për mua nuk është lekë e euro. As nuk e vlerësoj veten sipas klikimeve. Këto gjëra kurrë nuk kanë pasur rëndësi për mua”, thotë Gjira duke shtuar se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët për të. /Telegrafi/

Exit mobile version