Telegrafi

Gjira: Nuk besoj që politika e bën njeriun, por njeriu politikën

Gjira Kajtazi (Foto: Instagram)

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet 2019 dhe për këtë janë të shqetësuar thuajse i gjithë populli ynë, dhe së fundmi një reagim lidhur me këtë çështje e ka bërë edhe artistja Gjira.

Reperja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Gjermani, Gjira Kajtazi, së fundmi ka ndarë një postim të sinqertë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.

E njëjta tregon se nuk ka lidhje me politikë dhe se nuk i njeh politikanët e Kosovës, por mendon se ndryshimi vjen nga njerëzit.

“Nuk kam lidhje me politikë 0%, jam informuar ndonjë herë, as emrat nuk i di përpos të Thaçit e ata veç pse është i Drenicës, e babi im i ka rrënjët aty e duhet me i mësu foret. Me siguri kanë me më kritiku shumë njerëz por e kam edhe një arsyetim. Po e ndjej tensionin këto ditë. Po e vërej shqetësimin në qytet, shpresën, vullnetin, dëshirën për një jetë të re, një jetë më të mirë me mundësi të reja. Sepse unë nuk besoj që politika e bën njeriun. Po njeriu politikën, politika nis në shtëpinë tënde në muret e tua, me çfarë qëllimi e nis ditën? Sa ia don të mirën tjetrit. Sa mirë don me pa edhe dikon tjetër. Ti po e respekton Zotin por a i respekton njerëzit që i ka krijuar ai?”.

“Po shohë shumë ego, inat, edhe unë po shpresoj për mundësi, për ligj për mbrojtje të vendit për infrastrukturë, por më së shumti po shpresoj për njerëzim, sepse qaty është thelbi i politikës, arsyeja dhe motivi i jetës. Mundem me shku me dhanë votën por në fund vlen se çfarë njeri kam vendos me qenë. Për veti dhe për vendin tim. Sepse ne jemi qata njerëz që bashkë janë një popull”, ka shkruar mes të tjerash reperja Kajtazi.

Këngëtarja në fjalë vazhdon të jetë një nga emrat më të veçantë dhe më të pëlqyer të estradës shqiptare, edhe pse tashmë është më pak aktive në muzikë. /Telegrafi/