Telegrafi

Gjira: Meshkujt që tradhtojnë nuk i duhen një femrës në jetë

Gjira Kajtazi (Foto: Instagram)

Reperja e njohur shqiptare, Gjira, është shumë e përfshirë në rrjete sociale dhe mjaft e hapur me fansat.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin në lidhje me atë se çfarë do i bënte nëse do i ndodhte ndonjë gjë.

Një nga pyetjet e parashtruara kishte të bënte me jetën personale, atë se si do vepronte nëse do të tradhtohej nga partneri.

Gjira (Foto: Instagram)

“Nëse e zë bashkëshortin tënd duke iu tradhtuar?”, ka qenë pyetja drejtuar artistes shqiptare.

“Hmm. Nuk e di përse mos me e ndëpre më mirë lidhjen po me tradhtu? Një lidhje nuk është burg, kushdo që nuk është i lumtur – le të gjejë zgjidhjen për të sqaruar pakënaqësitë personale ose të ndahet”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjira

“Asgjë nuk shkon me zor, ndarjet nuk janë fundi i botës për mua meshkujt që kanë nevojë të tradhtojnë nuk janë burra që i duhen një femrës në jetë”, u përgjigj Gjira.

E njëjta përndryshe është e martuar që disa vite me futbollistin Ali Ibrahimi, me të cilin ka edhe dy fëmijë. /Telegrafi/