Telegrafi

Gjira merr vaksinën antiCOVID

Foto: Instagram

Ajo prej vitesh ka ndërtuar një jetë në Gjermani ku jeton dhe vepron së bashku me familjen e saj.

Fjala është për reperen Gjira Kajtazi, që njëherësh është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Artistja, e cila numëron mijëra ndjekës, ka njoftuar së fundmi se ka marrë vaksinën e dytë të coronavirusit.

Gjira Kajtazi (Foto: Instagram)

“Ndonëse sot kam marrë dozën e dytë të coronavirusit. Shpresoj që të mos pendohem”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Yllka Kuqi merr vaksinën kundër coronavirusit

Gjira dukej në formë të mirë, teksa deri në fund të verës të gjithë shtetasit duhet të marrin ofertë për vaksinim, përfshirë fëmijët nga mbi 12 vjeç.

Kjo ishte vendosur nga qeveria gjermane dhe landet federale në samitin e tyre të vaksinimit.

Deri më tani janë vaksinuar disa prej artistëve shqiptarë përfshirë, Era Istrefin, Robert Berishën, Mozzikun dhe Loredanën etj. /Telegrafi/