Telegrafi

Gjira kujton fatin e Amserës së vogël

 Tragjedia e cila preku banorët e Restelicës një vit më parë, preku të gjithë njerëzit anë e mbanë botës, por më së shumti i preku mbijetimi i vajzës së vogël, kur orteku i borës kishte shkatëruar shtëpinë e saj dhe ku të gjithë pjesëtarët e familjes kishin vdekur.

Nga ky rast, u trondit edhe skena muzikore e jona, ku këngëtarja Gjira Kajtazi së bashku me vëllain e saj, nga Gjermania kompozuan një këngë për vajzën e vogël, e cila sa do pak shpresonte ta ndihmonte atë.

“Sot një vit ndodhi kjo fatkeqësi që kurrë nuk do ta harrojmë. E perkujtojmë me dhimbje rastin e Amserës. I lutem Zotit për ty!", ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.

Vajza e vogël tashmë është duke jetuar në Itali, me pjestarët tjerë të familjes. /Telegrafi/