Telegrafi

Gjira hedh një tjetër ‘thumb’ për Melindën: Unë si artiste do t’ia dedikoja një këngë së pari nënës time

Reperja e njohur shqiptare, Gjira, ditën e djeshme (e martë) ka ‘sulmuar’ artisten Melinda Ademi, një ditë pas publikimit të këngës së re.

Duket se të njëjtën gjë e ka bërë sërish, teksa ka hedhur një tjetër postim kundrejt saj në InstaStory.

Ajo shton se më mirë do ishte t’ia dedikonte një këngë të ëmës se sa një të tillë duke u ‘dridhur’.

Gjira (Foto: Instagram)

“Unë për shembull si artiste ia kisha dedikuar së pari nënës time një këngë. Po në këtë botën e sotme plot çudira nuk po bën t’ia nisësh prej vetes”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Gjira ‘sulmon’ Melindën për këngën e re: Në mars i ka vdekur nëna, e në maj lanson këngë duke u ‘dridhur’

Gjira e ka kritikuar Melindën për skenat në klipin e ri duke ia përmendur të ëmën e cila ndërroi jetë nga kanceri në muajin mars.

Gjira (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, “Qa din ti” e Ademit u prit mjaft mirë nga publiku dhe vetëm për një ditë kaloi shifrën e një milion klikimeve në YouTube.

Ajo bëri rikthimin në skenë pas disa muajsh dhe kjo ishte kënga e parë për vitin 2021. /Telegrafi/