Telegrafi

Gjira flet për fillimin e karrierës dhe arsyen e tërheqjes nga muzika: Mungesë inspirimi, njerëzit vetëm ju sulmojnë

Gjira Kajtazi (Foto: Instagram)

Ka kaluar një kohë e gjatë që kur Gjira është tërhequr nga tregu muzikor dhe tashmë po bëhen pesë vite që ajo nuk ka dhënë ndonjë intervistë.

Megjithatë, reperja shqiptare po vazhdon të jetë aktive me postime në rrjetet sociale, për të qenë kështu sa më afër publikut dhe fansave të saj.

Së fundmi, e njëjta ka bërë një shkrim të gjatë në llogarinë zyrtare, Instagram, duke rrëfyer më shumë për muzikën dhe arsyen se përse nuk është më pjesë e estradës shqiptare.

 

“Përshëndetje kjo është Gjira…mirë se ju gjeta… 2012 iu prezantova tregut tonë…polarizova se nuk ishin mësuar të shohin një femër me flokë të shkurtëra, me fjalë të drejta, që në fakt dojke me shpreh çka të gjithë mendojnë- Por nuk e thonë… ka kalu shmë kohë…Edhe përse nuk jam prezentë në Media/Intervista tashmë që 5 vjet prapë më duket se jam pranë juve. Po edhe nuk jam… Me bërë publike inboxin tem, shumë njerëz më pyesin se përse nuk jam duke bërë muzikë – Po harroj vet që tashmë jam Out – Haterat kanë dëshirë të thonë që jam plakë, por kjo nuk është arsyeja, as burri jem xheloz, as kërkush po vet unë jam ajo e ftohur nga muzika…Kur e kujtoj sa orë rrisha në studio, sa tekstet, sa demot që kurrë nuk i kam publikuar sepse më pengojshin ,kritikat’ dhe energjia negative në fazën e krijimit, një koment negativ derisa u shfaqen bllokada & mungesë inspirimi – ka vy shumë kohë për të kuptuar që njerëzit vetëm të sulmojnë për shkak që ke diçka që ata lakmojnë me pas, vetbesimi im i tepërt i habitke sidomos femrat, edhe e vërejta që po kisha nejt më gjatë në skenën e rrejshme, e kisha humbur veten, isha dalë jashtë principeve të mia”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjira Kajtazi

“Do e dua muzikën për jetë, gëzohem shumë që këngët e mia akoma po dëgjohen, ndoshta kam qenë produktive në një kohë të papërshtatshme, paragjykimet si femër që është marrë në atë kohë me këtë stil kanë qenë shumë të mëdha saqë u irritova, edhe unë dëshiroja të iu përshtatem tregut vetëm për me ndez/ me dalë jashtë vetes. Nuk e di çfarë do ndodh në të ardhmen, veç kisha nevojë me shpreh vetveten, për ata që po më pyesin pse? Për ata që me të vërtetë e kanë dashur muzikën time, ndoshta nuk kam pasur shumë fansat por i kam pasur të vërtetë. Faleminderit për respektin, Gjira juaj e trent”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

Gjira përndryshe prej vitesh është zhvendosur në Gjermani, atje ku edhe ka ndërtuar jetën profesionale dhe personale. /Telegrafi/