Telegrafi

Gjira, e lumtur që festoi ditëlindjen në Prishtinë (Foto)

Këngëtarja Gjira Kajtazi ka pak kohë që i është rikthyer muzikës pas një pauze mjaft të gjatë, dhe ky rikthim i saj është pritur mirë nga fansat.

Sot (e shtunë), këngëtarja feston ditëlindjen e saj të 27-të.

Me këtë rast ajo është uruar nga miqtë dhe familjarët e saj, gjersa ka marrë edhe shumë dhurata.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku është shfaqur bashkë me shoqërinë në party duke kaluar momente të këndshme pranë tyre.

Gjira duke festuar ditëlindje nën shoqërinë e miqve të saj. Foto nga Instagram.

Këngëtarja gjithashtu ka rrëfyer se kjo ka qenë një ndër ditëlindjet e saj më të mira, pasi është shumë e lumtur që e ka festuar në Prishtinë.

Përndryshe, ajo është e fokusuar edhe në realizmin e disa projekteve të reja muzikore, të cilat pritet të publikohen në fundvit. /Telegrafi/