Site icon Telegrafi

Gjinjtë e mëdhenj shokojnë Kinën

News Express” njofton se prindërit kanë protestuar kundër vendosjes së kësaj skulpture në qytetin Foshan të provincës Guangdong, pasi që ata e konsiderojnë këtë vepër si mjaft të turpshme.

“Parku ka qenë një vend i shkëlqyer për familjet, ndërsa tani ajo që tërheq më së shumti djalin tim janë gjinjtë e mëdhenj. Po mundohem ta edukoj atë me njohuri shkencore, mirëpo krejt çfarë mendon ai kur e sheh këtë statujë janë disa mendime të ndotura”, ka thënë një nënë.

Ndërsa një arsimtar në kopshtin e fëmijëve, thotë se kur e kishte dërguar klasën e tij në park, fëmijët ishin shokuar.

“Vajzat e vogla ishin të frikësuara dhe qanin me zë, dhe më pyesnin nëse edhe atyre do t’u rriten këto ‘gjëra’ kaq të mëdha, ndërsa djemtë qeshnin si të çmendur”, tha arsimtari. /Telegrafi/

Exit mobile version