Telegrafi

Gjinitë e ndryshme, qumësht të ndryshëm?

A duhet që fëmijët e gjinive të ndryshme të kenë qumësht ndryshe nga njëri tjetri? Kjo sipas studiuesve duhet të ndodh, për shkak se gjinitë e ndryshme kanë nevoja të ndryshme.

Formula e qumështit duhet riformuluar për djem dhe vajza. Hulmutuesi Katie Hinde ka thënë se sikurse ne prodhojmë deodorant për meshkuj dhe femra, poashtu ne duhet të konsiderojmë që të bëjmë formulë specifike për konsumin e qumështit për fëmijët në gjinitë e ndryshme.

Hinde gjithashtu tha se qumështi i gjirit dallon shumë prej një femre në tjetrën, në disa raste, dhe përzierja ushqimore mund të jetë më e mirë se sa qumështi i nënës.

Sipas studiuesve, ka shumë mënyra se si gjinitë e ndryshme u përgjigjen qumështit nga gjiri. Ata mendojnë se në disa raste kualiteti i qumështit të gjirit është shumë i ulët, dhe formula apo përzierja ushqimore e qumështit për këtë gjë është më e mirë.

Sipas tyre majmunët prodhojnë qumësht që ka shumë proteina për meshkuj, dhe qumësht që ka shumë kalcium për femra. /KP/Telegrafi/