Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka vizituar nëntë familjet e vendosura përkohësisht në Aeroportin e Gjakovës, pas evakuimit që iu bë shkaku i vërshimeve që u shkaktuan si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
“Evakuim i banorëve të lagjes “Brekoc” është ndërmarrë nga Komuna e Gjakovës, për t’i mbrojtur ata nga ndonjë përmbytje e mundshme si pasojë e reshjeve të fundit atmosferike”, thuhet në njoftimin për media.
Gjatë vizitës së sotme, Gjini është siguruar se këta banorë po marrin përkujdesjen e duhur.
“Deri në normalizimin e situatës, këta banorë do të qëndrojnë këtu dhe bashkë me shtabin do të vazhdojmë t’iu ofrojmë kushte normale për jetesë. Ndërkohë, shumë shpejtë do të nisim një plan konkret për zgjidhjen e përhershme të problematikës me të cilën ata përballen gati çdo vit” u shpreh Gjini. /Telegrafi/