Telegrafi

Gjini: Sulmet ndaj zyrave të LDK-së, të papranueshme

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka reaguar ndaj sulmeve që po u bëhen zyrave të LDK-së.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se pavarësisht pse kanë gabuar përfaqësuesit e tyre, sulmet ndaj zyrave janë gabim, dhe se policia duhet ta kryej punën  e saj.

Postimi i plotë i Gjinit:

“Pavarësisht se jam i bindur se ‘përfaqësuesit’ e elektoratit të tyre kanë gabuar rëndë, sulmet ndaj zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës apo cilësdo parti politike janë të papranueshme.
Policia duhet ta kryej punën e vet.
Duhet kuptuar se veprimet e tilla dalin krejtësisht jashtë kuadrit të ballafaqimit politik” (sic), ka shkruar Gjini.