Site icon Telegrafi

Gjini rreth kritikave për koalicionin me PDK-në: “Kur po janë me ne po ju dukemi engjëj, kur nuk po janë po ju dukemi djaj” (Video)

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini në një intervistë për Telegrafin, duke folur për koalicionin me PDK-në, ka thënë se ky koalicion ka ndodhur shpejt dhe se koalicionet janë të pashmangshme.

“Koalicioni me PDK-në ka ardhur shpejt. Të tria partitë e kanë parë të arsyeshme se mundet me ndodh një koalicion i tillë. Ky koalicion do t’i sjell Kosovës një situatë që vendimet do të merren shpejt dhe do të jenë vendime të guximshme”, ka thënë Gjini.

Gjini ka theksuar se Haradinaj është një kryeministër që Kosova ka nevojë.

“Qeverisja Haradinaj nuk është vetëm qeverisje e Haradinajt por është qeverisje me një koalicion të madh”, u shpreh Gjini.

Duke folur rreth kritikave ndaj koalicionit PDK-AAK-NISMA se ky koalicion është i “natës” dhe “i territ”, Gjini tha se kjo nuk qëndron.

“LDK nuk ka të drejtë fare me fol, sepse edhe sot e kësaj dite janë të ulur në zyrat e PDK-së. Vetëvendosje ka kërkuar me pas koalicion me ne. Kur po janë me neve po ju dukemi engjëj, kur nuk po janë me ne po ju dukemi djaj”, tha Ardian Gjini.

Ai shtoi se “në tavolinën e Ramush Haradinajt nuk mundet me mbet një projekt 2 vjet e gjysmë pa përfunduar, në tavolinën e Isa Mustafës ka mbetur për interesa të tij”. /Telegrafi/

Exit mobile version