Ardian Gjini ka thënë se në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër.
Sipas tij, vendimi i qeverisë i datës 31 maj (e diel) që kopshtet të hapen me datën 1 qershor (e hëne) është nonsens.
“Në kopshte fëmijët ushqehen dhe pastrohen”.
“Nuk mund të bëhen përgatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi jepet të dielën në ora 22:00”.
“Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër; ndërsa po nesër do të fillojnë përgatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë”.