Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, aktualisht edhe kryetar i kësaj komune, Ardian Gjini sipas rezultateve të EXIT POLL-eve ka dalë fitues në këtë komunë.
Një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë Gjini para mediave.
“Të gjitha projeksionet na nxjerrin fitues. Është lajm i mirë dhe fitore për Gjakovën. Presim edhe rezultatet preliminare që do ta konfirmojnë atë qe dimë. I lus të gjithë të festojnë me kujdes”, ka thënë Gjini.
Gjini sipas EXIT POLL-it të UBO Consulting në RTV Dukagjini ka arritur të marrë 54.4% kurse kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 45.6% . /Telegrafi/