Ndaj emërimit të Ivan Todosijeviqit ministër i Administratës së Pushtetit Lokal, ka reaguar nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, duke thënë se kryeministri i Kosovës nuk po mund të emërojë ministra e as t’i shkarkojë ata pa lejen e Serbisë
Emërimin e Todosijeviqit ministër në Qeverinë e Kosovës, Gjini e ka cilësuar turp të madh.
“Turp më të madh nuk mund të përballojë Kosova. Kështu nuk ka qenë as në kohën e UNMIK”, ka thënë Gjini përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Gjinit:
“Se Kosova nuk ka kryeministër e as qeveri u vërtetua edhe sot.
Kryeministri i Kosovës nuk po mund as të emërojë ministra e as t’i shkarkojë ata pa leje të Serbisë. Aq më tepër, Vuciq po ia shkarkon ministrat.
Turp më të madh nuk mund të përballojë Kosova. Kështu nuk ka qenë as në kohën e UNMIK.
Ik o Kryeministër se na turpërove. Kosova nuk i ka borgj lëkurës sate”, (sic.), ka shkruar Gjini. /Telegrafi/