Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Zyra e Ankesa” në RTV Dukagjini foli rreth problematikës së vërshimeve nga e cila përballen banorët e fshatit Has të Rugovës, çdo herë që ka të reshura të mëdha atmosferike.
Gjini tha se problemi i vërshimeve është mjaft i madh në atë pjesë dhe se në të ardhmen në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës do ta zgjidhin këtë çështje.
“Afër lumit Drin janë disa shtëpi dhe sa herë ka reshje të mëdha atmosferike i vërshon ato. Këto janë projekte shumë të mëdha apo thënë më mirë projekte nacionale pasi lumi Drin është më i madhi në Kosovë. Me siguri do të shikojmë në të ardhmen mundësinë se çfarë do të bëjmë bashkë me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini./Telegrafi/