Site icon Telegrafi

Gjini, djali i Ramush Haradinaj, kampion botëror në Shotokan

Ai ka fituar dy medalje të arta në kampionatin e pestë botërorë në Shotokan që po mbahet në Prishtinë.

Anita Haradinaj, gruaja e kreut të AAK-së, përmes profilit të saj në Facebook, ka publikuar suksesin e Gjinit.

“Dhe fitues në Kampionatin e Pestë Botëror Shotokan Karate 2014, me dy medalje të arta është Gjin Haradinaj”, ka shkruar Anita.

Kujtojmë se kampionatit botëror i karatesë në Shotokan po mbahet për herë të parë në vendin tonë, e ku po marrin pjesë garues nga 45 shtete të botës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version