Site icon Telegrafi

Gjini i AAK-së përpara Kusari-Lila të LVV-së edhe me votat me kusht në Gjakovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta për komunën e Gjakovës.

Në bazë të këtij rezultati del se kandidati i AAK-së për kryetar komune, Ardian Gjini ka fituar më së shumti vota, gjithsej 381, pasuar nga kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka marr 274 vota.

Kandidati i PShDK-së, Ferdinand Kolaj ka marr 57 vota, ai i LDK-së, Teki Shala 36, Arbëresha Kuqi i PDK-së 33 vota, ndërsa në fund Fazli Hoxha i Nismës Socialdemokrate me vetëm 12 vota.

Po ashtu edhe sa i përket votave për kuvend komunal, AAK pri me 233 vota, e pasuar nga LVV me 214 vota.

E treta PShDK me 80 vota, aq sa ka edhe PDK. LDK 61 vota, Nisma 37, IRDK 13 dhe Partia e Drejtësisë 3 vota.

Kujtojmë se në komunën e Gjakovës në balotazh garojnë, Ardian Gjini i AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lila e LVV-së.

Exit mobile version