Site icon Telegrafi

Gjinekologu i Tetovës nuk ndjen faj për vdekjen e pacientes një vit më parë

Gjinekologu Kazimir Koprivnjak, të cilin Gjykata themelore e Tetovës e akuzon për vepër të rëndë ndaj shëndetit të pacientëve, në seancën e sotme ka deklaruar se nuk ndjen faj për vdekjen e Violeta Kirovskës, 33 vjeçare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas aktakuzës, Koprivnjak më 19 gusht të vitit të kaluar, gjatë lindjes së Kirovskës, nuk i mori të gjitha masat parandaluese, prandaj edhe ka ardhuer deri te vdekja e pacientes.

Në seancë u dëgjua edhe dëshmia e personelit mjekësor të klinikës së Tetovës. Mbrojtja e të akuzuarit nuk ka komentuar diçka rreth gjyqit, ndërkaq përfaqësuesi juridik i familjes Kirovski deklaroi se Gjykata ka mjaft dëshmi për ta dënuar gjinekologun Koprivnjak. Seanca e radhës është caktuar për 14 prill./Telegrafi/

Exit mobile version