Klinika e gjinekologjisë dhe akusherisë në Shkup ka paguar nëntë milionë denarë (150 mijë euro), si pasojë e humbjes në paditë që qytetarët i kanë bërë ndaj kësaj klinike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas drejtoreshës Viktorija Jovanovska, vendimi është gjyqësor për raste të ndodhura në vitin 2007 dhe 2008, kur fëmijët që ishin në përkujdesje në inkubator, kanë përjetuar retinopati.
Deri tani, nga padi të këtilla klinika ka humbur deri 100 milionë denarë (mbi 1,6 milionë euro)./Telegrafi/