Telegrafi

Gjinden trupat e 40 imigrantëve të fundosur

"Deri më tani janë gjetur 40 trupa. Vetëm gjashtë persona kanë arritur të mbijetojnë nga fatkeqësia", ka thënë Guldibi.

Ai ka theksuar se, sipas të gjitha gjasave, anija është fundosur pak kohë pas nisjes. Shkaktari më i mundshëm i fundosjes së anijes, ka qenë ngarkesa e tepërt dhe kushtet e vështira atmosferike.

Imigrantët e shpëtuar kanë thënë se, në kohën e fatkeqësisë, në anije kanë qenë në mes 60 e 70 personash, derisa roja bregdetare thekson që në anije kanë qenë 85 udhëtarë.