Telegrafi

Gjinden pesë mbetje mortore në Prizren

soci

“Mbetjet mortore të zhvarrosura do të procedohen për ekzaminime të mëtejme mjekoligjore dhe vetëm pasi të ndiqen të gjitha procedurat e nevojshme, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i saktë i personave të zhvarrosur dhe nëse të gjitha mbetjet mortore të zhvarrosura sot mund të identifikohen, apo iu përkasin personave të zhdukur si pasojë e luftës së viteve 1998-’99. Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, shpreh mirënjohjen për punën dhe angazhimin e të gjitha institucioneve kompetente, Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Njësitin e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe para së gjithash për familjet dhe familjarët e personave të zhdukur për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë në këtë proces, përkatësisht në përpjekjen e përbashkët për të mësuar për fatin dhe vendndodhjen e të gjithë personave të zhdukur”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/