Site icon Telegrafi

Gjinari vazhdon të digjet (Video)

Gjinari vijon të jetë në flakë edhe sot. Zjarri ka përfshirë edhe malin ku është e pamundur që të ndërhyhet.

Ndërkohë, vijon operacioni i zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë për të vënë nën kontroll situatën, e cila nuk favorizohet aspak nga temperaturat e larta dhe era.

Dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme dhe shkaku mund të jetë edhe konkurrenca, pasi kjo zonë është e frekuentuar vitet e fundit nga turistët.

Po ashtu, në të gjithë vendin ka disa vatra, ndërsa shtabi i Emergjencave Civile u mblodh në Tiranë për të analizuar situatën, raporton Top Channel.

Exit mobile version