Telegrafi

Gjimshiti vlerësohet lartë në Itali

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti po vazhdon shkëlqimin në Serie B.

Fitorja e Avellinos me rezultat minimal 1-0 ndaj Spal, ka bërë që mediat italiane ta ngritin në qiell mbrojtësin shqiptar.

Në mbrojtje ishte më i miri dhe ndali shumë aksione të ekipit kundërshtar.

“Vetëm dy gabime të vogla që nuk rrezikuan asgjë. Mbrojtësi shqiptar edhe sot ishte më i miri në fushë”.

“Ka ndalur me plot sukses sulmuesit Zigoni e Flocari duke mos u trembur fare. Padyshim që ka të ardhme në Serie A”, thuhet në mediat italiane për mbrojtësin e talentuar shqiptar.

Pas fitores minimale, Avellino ka grumbulluar 40 pikë dhe ndodhet e qetë sa i përket rënies.

Kujtojmë që Gjimshiti është i huazuar tek Avellino në Serie B nga skuadra e njohur italiane Atalanta. /Telegrafi/