Berat Gjimshiti ka hyrë në histori mbrëmjen e sotme, teksa bëhet i pari lojtar i Kombëtares Shqiptare që luan në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Asnjë lojtarë tjetër më parë nuk e ka prekur dot këtë fazë të kësaj gare nga kuqezinjtë, teksa të vetmit që kanë kaluar fazën e grupeve kanë qenë Elseid Hysaj, Shkëlen Gashi apo edhe Taulant Xhaka.
Mbrojtësi i kuqezinjve po përjeton një mrekulli këtë sezon, së bashku me klubin e tij, Atalantan, që u eliminuan nga një klub si PSG vetëm në kohën shtesë.
Gjimishti në këtë ndeshje luajti për 60 minuta.
Bergamaskët luajtën për herë të parë në Ligën e Kampionëve dhe arritja në çerekfinale, padyshim është një arritje e madhe. /Telegrafi/