Site icon Telegrafi

Gjimshiti i lënduar, mungon në fundjavë

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti nuk ia ka dalë të kthehet nga lëndimi.

Një lëndim në stërvitje në kofshën e majtë ka bërë që Gjimshiti ta humb ndeshjen e rëndësishme ndaj Citadellës.

Por megjithatë lojtari nuk do të mungojë gjatë, pasi ai për javën e ardhshme pritet të jetë në dispozicion për Avellinon.

Kujtojmë që 23-vjeçari është i huazuar tek skuadra e Avellinos nga Atalanta deri në fund të stinorit.

Deri më tani Gjimshiti ka shkëlqyer në Serie B, duke u inkuadruar shpesh herë në formacionin më të mirë të javës. /Telegrafi/

Exit mobile version