Telegrafi

Gjimshiti flet pas golit të shënuar dhe për ndeshjen vendimtare ndaj Shakhtarit

Berat Gjimshiti. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Berat Gjimshiti ka qenë hero i Atalantës në duel me Hellas Veronën të shtunën në mesditë.

Mbrojtësi shqiptar shënoi golin e fitores 3-2 në minutat shtesë duke i dhënë tri pikë të arta Atalantës.

Pas ndeshjes mbrojtësi nga Tërnoci ka thënë se u gjet në mundësi të mirë dhe shënoi për ta fituar takimin.

“E gjeta veten para portës dhe mendova vetëm të shënoja për të fituar ndeshjen. Fatmirësisht, nuk po markoheshim nga kundërshtarët. Goli ishte meritë e 3 lojtarëve tanë. Shpresoj të bëj më tepër se kaq”, u shpreh Gjimshiti.

Berat Gjimshiti(Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Atalanta do ta luaj ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve në udhëtim te Shakhtar Donetsk, ku fitorja i kalon tutje.

Reprezentuesi shqiptar ka folur edhe për këtë përballje, ku ka thënë se udhëtojnë për rezultat pozitiv.

“Shakhtar është një skuadër e mirë. Ne duam vetëm një rezultat dhe kjo po na forcon shumë psikologjikisht”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/