Telegrafi

Gjimshiti debuton sonte në Serie A

Sot në ndeshjen Napoli-Atalanta, e vlefshme për javën e 36 të kampionatit italian, pritet të debutojë me fanellën e skuadrës udhëtuese mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.

Për futbollistin e kombëtares tonë do të jenë minutat e para në kampionatin italian, në të cilin ka kaluar në janar pas përvojës me FC Zurich.

Përballë në këtë takim do të ketë shokun e tij të skuadrës në përfaqësuese, Elseid Hysaj.

Gjimshiti ishte ndër më të mirët e Shqipërisë në ndeshjet e fundit. /Telegrafi/