Site icon Telegrafi

Gjimnazit “Sami Frashëri” i bie numri i të interesuarve për regjistrim, “Xhevdet Doda” plot

Për herë të parë pas shumë vitesh gjimnazi “Sami Frashëri’’ nuk është më i kërkuari ndër shkolla të mesme për t’u regjistruar.

Vendin e saj e ka zënë gjimnazi i shkencave natyrore “Xhevdet Doda”, i cili nuk ka afat të dytë për të pranuar nxënës të ri, ndërsa “Sami Frashëri” po, njofton Klan Kosova.

Sivjet në shkollat e mesme, në afatin e parë janë regjistruar 2,133 nxënës derisa për në gusht mbeten të lira edhe 1,191 vende.

Exit mobile version