Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin “Skënderbeu” në Krujë, ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spray me spec djegës.
Për pasojë disa nxënës të kësaj shkolle janë ndjerë keq. Sakaq, nxënësi që ka hedhur spray është shoqëruar nga policia, ndërsa shërbimi mjekësorë ndodhet në ambientet e shkollës.
Balkan Web raporton se tre prej nxënësve janë dërguar në spitalin e Krujës ku po trajtohen, ndërsa disa të tjerë po trajtohen në ambientet e shkollës pasi nuk kanë shqetësime serioze.
Njoftimi i Policisë
Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës.
Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/